Një morinë e listës së kandidatëve për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit e kur tashmë janë vetëm emra që i kanë shkuar kryeministrit Rama njëri prej tyre në garë është një profesionist i duhur, i sukseshëm në detyrat që ka mbajtur dhe me integritet.
Ai është Altin Mena, zëvendës drejtor aktual i policisë së Lezhës. I sapo graduar me gradën “drejtues” Mena prej vitesh është pjesë e radhëve të policisë. Posti më i lartë që ai ka mbajtur në karriere është ai aktual si zëvendës drejtor policisë për rendin dhe sigurinë në Lezhë. Në këtë qytet më herët ai ka shërbyer si shef i qarkullimit rrugor. Gjithashtu Mena ka mbajtur dhe detyrën e shefit të komisariati. Post ky që e ushtroi deri pak muaj më parë në qarkun e Beratit.