BallinaAktualitet“Ç’të duhet ty ç’bëjmë ne brenda llojit?”/ Debat mes Nokës dhe Lalës...

“Ç’të duhet ty ç’bëjmë ne brenda llojit?”/ Debat mes Nokës dhe Lalës për Salianjin

spot_img
spot_img

Deputeti Flamur Noka dhe gazetarja Klodiana Lala debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për qëndrimet e selisë blu ndaj Salianjit, pas dënimti me një vit burg ndaj tij. Ndërsa Noka e cilësoi Salianjin një demokrat të madh, Lala i kujtoi përplasjet që kishin pak kohë më parë.

Pjesë nga debati

Flamur Noka: Ne kemi konsideruar politik vendimin ndaj Salianjit, sepse dihet botërisht që nuk ka asnjë bazë ligjore. Është gjyq politik që është zhvilluar prej vitesh, për të mbajtur nën presion deputetin guximtar dhe kurajoz, njeriun që i shërbente interest publik dhe të vërtetës, opozitës dhe opozitarizmit, demokratin e madh Ervin Salianji. Dënimi i tij ne na kujton nenin famëkeq 55 për agjitacion dhe propagandë. Salianji kreu një shërbim publik në dobi të vendit, demokracisë.

Ylli Rakipi: Dakord, por unë bëra pyetje tjetër Flamur. Pyetja është: Çfarë ndërprerje institucionale keni me maxhorancën? Se mos po bëni sikur.

Flamur Noka: Pyetja është kjo, por përgjigjen e di unë.

Ylli Rakipi: Përgjigjen jepe si të duash, thuaj na do qejfi, ç’të duhet ty, se mund të thuash edhe ç’të duhet ty, mbylle gojën, por unë dua për këtë gjë.

Flamur Noka: Ervin Salianji në një demokraci normale duhej të falenderohej, sepse i bëri një shërbim, demokracisë, ligjit dhe politikës. Tregoi me gisht se kemi një ministër të brendshëm që ka një vëlla trafikant droge, që fshihej dhe askush nuk e thoshte. Atij i ishte dhënë edhe një pasaportë tjetër se me atë që kishte nuk shkonte dot në Itali, me emrin Geron.

Klodiana Lala: Ajo pjesa ku z. Noka thotë Ervin Salianji, demokrati i madh, e di si më vjen si te ajo shprehja “vdis pa të të dua”, se kur të kemi në mesin tonë ne bëjmë luftë brenda llojit.

Flamur Noka: Ç’të duhet ty se çfarë bëjmë brenda llojit ne? Ne zihemi sot, përqafohemi nesër. Në familjen time unë sot bëj sherr me gruan, nesër me djalin, i bërtas vajzës. Kjo nuk është puna jote.

Klodiana Lala: Po flisja për familjen politike.

Flamur Noka: Po pra për familjen politike e kisha edhe unë. Se unë bëj sherr me Preçin sot, nesër jam prapë me Preçin…

Klodiana Lala: Vendimi për Ervin Salianjin është politik, por duhet të ndajmë dy gjëra për shkak të ndërhyrjes brutale të policisë, verdiktit që dha kryeministri, largimit të Geron Xhafës në drejtim të Italisë. Por prej vitesh jam e neveritur për gjuhën spiropaliste të politikës shqiptare dhe jam kundër kësaj.  Bie dakod me ju kur thoni se Geron Xhafa u detyrua të dorëzohej kur u denoncua nga PD. Ama pjesa e dytë, por në gjykim ka qenë një përgjim me Balales dhe Geron Xhafës. Ju keni bërë një gjë që a është Geron Xhafa në këtë përgjim?

Flamur Noka: Shërbimi Informativ i asaj kohe kishte të dokumentuar veprimtarinë e Geron Xhafës.

Klodiana Lala: Kjo nuk më del nga dosja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular