“I vunë flakën” Kuvendit/Gaz Bardhi: Karriget i dogjëm, por mandatet do ti mbajmë

0
133

Pasi nxorën nga salla karriget dhe u vunë flakën, Gazment Bardhi tha se këtë e bënë për të treguar se ‘nuk janë aty për karriget e tyre’.

I pyetur nëse do të djegin mandatet sërish, ai tha se jo.

Nuk jemi këtu për karriget tona! Karriget tona janë të qytetarëve. Djegien e mandateve e bëri një herë kush e bëri dhe ishte shmangie nga bëtaja, ne nuk shmangemi nga beteja. Do na kenë përballë çdo moment”, tha Bardhi.