Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, që pritet të jetë Ilir Proda, e kanë zgjedhur bandat kriminale të Durrësit.
“Ishte një konkurs fiktiv, një garë e paracaktuar, e ndikuar nga grupe interesi, e ndikuar nga krimi i organizuar, grupet kriminale të Durrësit. Nëse do të marrë votëbesimin në qeveri, uroj të japë prova për të kundërtën, që nuk është i ndikuar nga krimi i organizuar.
Nuk u bë asnjë transparencë, nuk dëgjuam asnjë nga kandidatët, të ketë një intervistë publike, të kuptojmë aftësitë e gjithësecilit.
Nuk pamë CV-të, nuk pamë strategjinë apo platformën për drejtimin e Policisë së Shtetit. Na u tha janë disa njerëz, komision që drejtohet nga zv.ministri i brendshëm, se si funksionoi, nuk pamë asgjë.
Nuk doli kryetari i komisionit të thoshte: pikëzimi u vendos mbi bazën e posteve që kishin mbajtur, rezultatet pozitive që kanë patur, etj.
Nuk dua ta paragjykoj zotin Proda, por fakti që ka patur proces fiktiv, që KM ka preferuar të takojë disa nga kandidatët, njërin prej të cilëve e ka takuar dje, mes tyre ka takuar edhe zotin Proda. Ka qenë garë fiktive, propagandë. Në mendjen e KM ka qenë zoti Proda.
Më shqetëson që procesi nuk ka qenë transparent, e dimë se çfarë lufte bërrylash dhe fake news ka patur për kandidatët. Zoti Proda, nëse e merr votën, sepse janë dërguar edhe emra të tjerë. Ka qenë një farsë dhe propagandë. Pra të ketë ndikime deri te krimi i organizuar.
Nuk e kuptoj se si kryeministri thërret në takim disa prej kandidatëve, faktet janë aty. Thërret disa prej tyre në takim dhe në fund fare…
Vetëm nëse zoti Proda do të japë ndonjë rezultat të jashtëzakonshëm, sepse do të ecë me idenë se ka ardhur si pasojë e një procesi të manipuluar”-tha Lala.