BallinaAktualitetSPAK i sekuestroi telefonin së fundmi/ U propozua për drejtimin e Policisë...

SPAK i sekuestroi telefonin së fundmi/ U propozua për drejtimin e Policisë së Shtetit, kush është Ilir Proda?

spot_img
spot_img

Me një karrierë gati 19 vite në Policinë e Shtetit, Ilir Proda që së fundmi mbante prej marsit të vitit të kaluar postin e drejtorit të policisë Elbasan, propozohet drejtor i Policisë së Shtetit.

Me një karrierë gati 19 vite në Policinë e Shtetit, Ilir Proda së fundmi mbante prej marsit të vitit të kaluar postin e drejtorit të Policisë Elbasan.

Proda ka nisur rrugëtimin e tij në uniformat blu në vitin 2005 fillimisht si specialist i policisë kriminale në komisariatin nr. 3.

Më pas, për shumë vite ka shërbyer si specialist në komisariate dhe në drejtorinë e përgjithshme.

Në 2013 ai emërohet shef komisariati, detyrë të cilën e mbajti gati një vit dhe dy vite të tjera, deri në vitin 2016 shërbeu si shef i komisariatit të Bulqizës.

Në korrik të vitit 2019 pasi merr gradën kryekomisar ai emërohet zv. drejtor për hetimin e krimeve në Korçë.

Ndërsa në 2021 emërohet në po të njëjtën detyrë në policinë e Elbasanit.

Në mars të vitit 2023, pasi mori gradën drejtues, ai u emërua drejtor i policisë Elbasan.

Proda ka diplomë avokati dhe master shkencor për të drejtë penale. Po ashtu ka marrë pjesë në kurse e seminare të ndryshme ku është pajisur me certifikatë. Kujtojmë se së fundmi, SPAK i sekuestroi telefonin Prodës, në kuadër të një hetimi për dekonspirimi të operacionin ku u godit organizata e Çapjave në Elbasan.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular