Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali njoftoi ndërprerjen e mandatit të Ervin Salianjit. Deputeti demokrat u dënua me 1 vit burg dhe prej të premtes po kryen dënimin në Burgun e Fierit.
Në nisje të seancës së kësa të hëne, Spiropali deklaroi se vendimi ndaj Salianjit është i formës së prerë dhe prandaj nuk ka pse të Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit nuk është i nevojshëm të mblidhet.
“Njoftoj vakancën për shkak të zbatimit penal të formës së prerë ndaj zotit Ervin Salianji dhe të bëhet njoftimi pranë KQZ. Nuk ka pse mblidhet këshilli i mandateve, është vendim i formës së prerë”, tha Spiropali.
“Kuvendi i Shqipërisë nuk ka asnjë lidhje me vendimet e Gjykatave, as për ministrat tanë, as për ministrat tuaj, për askënd”, tha Spiropali duke iu drejtuar deputetëve të PD.
Këta të fundit bllokuan foltoren e Kuvendit dhe u përplasën me forcat e Gardës. Në shenjë proteste ata nxorën karriget në oborrin e Kuvendit dhe i vunë flakën.