Ish-kryebashkiaku i Shkodrës dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, është paraqitur paraditen e kësaj të mërkure në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Ai u pa teksa hynte i shoqëruar në ambientet e godinës së SPAK, ndërsa pritet të mësohet edhe arsyeja e thirrjes së tij në institucionin e akuzës.