BallinaPolitikeMinistri i Drejtësisë Ulsi Manja i përgjigjet opozitës: “Mosbindja Civile” e Saliut...

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i përgjigjet opozitës: “Mosbindja Civile” e Saliut më duket rrugaçëri!

spot_img
spot_img

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar për thirrjet e opozitës dhe aksionin e saj në parlament për ‘mos bindje civile’.

Manja e ka quajtur aksionin e demokratëve si një llojë rrugaçërie, ndërkohë që shprehet se i gjithë aksioni ka për qëllim zgjidhjen e ‘hallit familjar të Sali Berishës”.

“Që kjo rrugaçëria apo rrugëtaria jocivile që medemek po shpërthen nga zemërimi për burgosjen politike të Salianjit, nuk e ndryshon dot të vërtetën se Salianji është një i dënuar për veprën penale të krijimit të rrethanave për një kallzim të rremë. Pra, për shkallën më të lartë të shpifjes përmes fabrikimit të fakteve të paqena”, shprehet ministri Manja.

“- [ ] Tani kjo Mosbindja Civile mesa di unë është shpikja e madhe e Mahatma Gandit që sfidoi Perandorinë Britanike, duke u ulur në gjunjë për t’i prerë rrugën ushtrisë koloniale. Nuk më rezulton nga kërkimet e mia të fundit që Gandi të ketë përdorur mjete të forta për t’i goditur kundërshtarët britanikë, apo bidona benzine për t’u vënë shkrepsen institucioneve apo kazanëve të plehrave.

Kjo “Mosbindja Civile” e Saliut më duket se në thelb është një lloj rrugaçërie apo rrugëtarie jocivile siç do thoshte zonja Duma. Ai e predikon këtë rrugëtari apo rrugaçëri jocivile nga kafazi i arrestit shtëpiak, ku faktikisht nuk e ka mbyllur ndonjë narkoshtet, po e ka mbyllur mosbindja e tij jo civile ndaj organeve të drejtësisë. Që Saliu e ka armën e vet të vjetër politikën e mishit për top kjo dihet qëkur doli në skenë me dy gishta. Dihet edhe që gjithmonë ai ka topin, kurse ata që e ndjekin qorrazi si Salianji me shokë i vejnë në dispozicion mishin.

Po duke qenë se e kalova gjithë javën e gjelbërt në qarkun e Lezhës dhe takova shumë njerëz atje – ku nuk gjeta një njeri të vetëm që e konsideronte Salianjin të burgosur të ndërgjegjes po ku të gjithë e konsiderojnë viktimë të mungesës së ndërgjegjes – e kam shumë vështirë ta kuptoj se kush do jenë “gandianët” e kësaj rrugëtarisë jocivile, që do shkojnë me këmbët e veta para drejtësisë për veprën penale të bllokimit të rrugëve apo shkatërrimit të pronës publike. Po edhe sikur të gjenden disa rrugëtarë që do merren me këtë dështim të radhës të opozitës me kokën në arrest shtëpie dhe me këmbët në mosbindje rrugore, ky fakt nuk do t’i ndryshojë dot të paktën tre të vërteta:

– [ ] E para, që kjo thirrja për rrëmujë vjen vetëm si përshkallëzim i hallit familjar të Saliut me drejtësinë dhe mbështetet nga deputetët me shkrepse nëpër xhepa, si përshkallëzim i hallit për t’u futur në listën e re të Saliut.

– [ ] E dyta, që kjo rrugaçëria apo rrugëtaria jocivile që medemek po shpërthen nga zemërimi për burgosjen politike të Salianjit, nuk e ndryshon dot të vërtetën se Salianji është një i dënuar për veprën penale të krijimit të rrethanave për një kallzim të rremë. Pra, për shkallën më të lartë të shpifjes përmes fabrikimit të fakteve të paqena.

– [ ] E treta, që kjo lajthitje e re e dhunshme që s’do prodhojë dot asgjë më shumë se sa lajthitjet e mëparshme të këtij lloji, shfaqet përsëri si një kovë e madhe zifti mbi Shqipërinë pikërisht kur vendi hyn në një fazë të re të negociatave me Bashkimin Evropian në mesin e këtij muaji.

– [ ] Kështu mendojnë shumica dërrmuese atje në Lezhë, Mirditë e Kurbin, ku unë kalova javën e gjelbërt të Kuvendit. Prandaj duke i falenderuar për kthjelltësinë po e mbyll këtu”, shkruan ministri i Drejtësisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular