BallinaBotaSulmi me raketa, Netanyahu: Irani do ta paguajë gabimin e madh që...

Sulmi me raketa, Netanyahu: Irani do ta paguajë gabimin e madh që bëri 

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se Irani “ka bërë një gabim të madh sonte dhe do ta paguajë atë” duke iu referuar sulmit me raketa të lëshuar nga Teherani.

Në nisje të një takimi të kabinetit të tij, Netanyahu tha se Irani nuk e kupton vendosmërinë e vendit të tij për t’u hakmarrë kundër armiqve të vet.

“Ata do ta kuptojnë. Ne do t’i qëndrojmë rregullit që vendosëm. Kushdo që na sulmon, do ta sulmojmë pas”, tha ai.

Para Netanyahut reagoi edhe zëdhënësi i ushtrisë izraelite i cili tha se Forca Ajrore e vendit do të godasë fuqishëm në Lindjen e Mesme sonte.

“Sistemet e mbrojtjes ajrore izraelite dhe amerikane operuan në mënyrë efektive nën breshërinë e raketave iraniane”, tha Daniel Hagari.

“Irani ndërmori një akt të rëndë sonte dhe po e shtyn Lindjen e Mesme drejt një përshkallëzimi. Ngjarja e sotme do të ketë pasoja”, shtoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular