BallinaRajoniGjermania mbështet Kosovën në KiE/ Takimi i presidentëve, Steinmeier i kërkon Osmanit...

Gjermania mbështet Kosovën në KiE/ Takimi i presidentëve, Steinmeier i kërkon Osmanit më shumë punë për anëtarësimin

spot_img
spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua në Berlin me Presidentin e Gjermanisë, Frank-Valter Steinmeier.

Ai i ka thënë homologes nga Kosova se duhet të punojnë për të krijuar kushtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës.

Në njoftim e presidentit Steinmeier thuhet se Gjermania është shumë e interesuar për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe i mbështetet aspiratat e Kosovës për anëtarësim në organizatat evropiane.

Ndërkohë Osmani shprehu vlerësimin e thellë për mbështetjen e Gjermanisë në procesin e lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës, por edhe në rrugën euroatlantike.

Procesin e Berlinit, Osmani e ka cilësuar shtysë e fuqishme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst, ajo ka ritheksuar mbështetjen e plotë për marrëveshjet e dala nga ky proces.

Osmani ka mbërritur në Gjermani që nga e marta dhe është takuar edhe me ministren e Jashtme, Analena Berbok.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular