BallinaPolitikeEduart Ndocaj: Diaspora e diskriminuar. Kandidoj krah Bashës për deputet në Lezhë

Eduart Ndocaj: Diaspora e diskriminuar. Kandidoj krah Bashës për deputet në Lezhë

Ish-deputeti Eduart Ndocaj thotë se diasporën e kanë lënë gjithmonë jashtë kontekstit të zgjedhjeve qendrore apo lokale, për të zgjedhur apo për tu zgjedhur.

Nga studio e MCN Live, Ndocaj deklaroi se në takimin e Milanos të Edi Ramës veç 2% ishin emigrantë, ndërsa pjesa tjetër janë diasporë, të cilët i merr me vete në ato që shfaqen si takime me diasporën.

“Vetëm nga qyteti i Lezhës dhe Kurbinit kanë ardhur qytetarë që kanë qenë punëtorë të administratës.

Edhe Kodi Zgjedhor është totalisht antikushtetues, e diskriminon diasporën, duke i kërkuar të regjistrohemi në një portal, ndërkohë që ne jemi të regjistruar si shqiptarë në vendin ku jetojmë.

Këta mund ta marrin votën edhe pa qenë këtu, se jo të gjithë mund të regjistrohen.

Ne do e ankimojmë në Gjykatën Kushtetuese se është një sistem zgjedhor antikushtetues.

Ndërsa është rreshtuar krah Lulzim Bashës, Ndocaj shprehet se është e vetmja shpresë dhe se Edi Rama ka 12 vjet në pushtet dhe nuk ka prodhuar asgjë.

Kemi një qeveri që ka dështuar në çdo aspekt, kemi një njeri që është akuzuar me akuza të rënda.

Kemi një individ si zoti Basha që i ka të gjitha karakteret.

Zoti Basha ka krijuar një grupim prej 27 partive, që jemi rreshtuar të gjithë përkrah këtij programi që mendojmë se është alternativa e zgjedhjeve të 2025.

Unë do të kandidoj për deputet në qarkun e Lezhës dhe po punoj për këtë.

Lista do të jetë e hapur dhe kushdo marrë votat do dalë. Duhen 7 mijë vota, por jam i bindur që do i marrë.

Unë jam i bindur se një pjesë e mirë do jenë dhe votat e emigracionit, një pjesë do vijnë këtu, një pjesë do regjistrohen dhe qytetarët e Lezhës.

Qytetarët e Lezhës do më votojnë se në tre vite që isha deputet nuk kam asnjë njollë.

Në vijim shtoi se në politikë duhen njerëz biznesmenë intelektualë, pasi sipas tij aktualisht nuk ka të tillë.

Ndocaj u shpreh se po jeton mes Italisë dhe Lezhës dhe se në rajonin e Lombardisë ka garuar bashkëshortja e tij dhe ka marrë mbi 6 mijë vota.

Po ashtu theksoi se edhe nëse Edi Rama do e ftonte, nuk do e pranonte, pasi tha se ditën që ka marrë pushtetin, ka kthyer pllakën mbi atë që ka vendosur në program dhe se në kohën që ishte me Partinë Socialiste nuk ka qenë totalisht dakord me Kryeministrin.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular