Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:10, në autostradën Thumanë-Tiranë.
Raportohet se në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, është përplasur një mjet tip “Volkswagen” dhe një makinë tip “Audi”.
Si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në spital drejtuesi i “Volkswagen”, 60-vjeçari me iniciale L. F..
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 04.10.2024, rreth orës 07:10, në autostradën Thumanë-Tiranë, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin L. F., rreth 60 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin I. P.
Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasi L. F., ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.