Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor raporton se për periudhën Janar-Shtator 2024, në kontrollin Teknik janë testuar 311,303 mjete. Sipas të dhënave janë 10% më shumë mjete prahasuar me periudhën Janar-Shtator të vitit 2022.
Nga totali, 83.3% e mjeteve të testuara jnë automjete (4+1 dhe 8+1 vende), ndërsa 36.2% e mjeteve të testuara janë kryer në Drejtorine Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Tiranë.
Por sa mjete janë ngelur në testim?
Sipas të dhënave, 31.6% e totalit të mjeteve të cilat janë testuar kanë ngelur.
Por cilat janë arsyet kryesore të ngeljes që duhen përmirësuar për të ritestuar mjetet?
Shumica e ngeljes së mjeteve në kontrollin Teknik janë për mangësi vizuale dhe funksionale ku gjithsej janë 46.3%. Më pas për shkarkim të sistemit të gazrave nga ku janë 24.6% të totalit. Për sistemin e drejtimit kanë ngelur vetëm 15% e mjeteve, ndërsa 14.1% e mjeteve kanë ngelur për sistemin e frenimit.
Vetëm 29% e totalit të mjeteve janë ritestuar por si paraqitet situate për mjetet mbi 22 vjet?
Sipas DPSHTRR, 5,147 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë, ose +13.9% krahasuar me Janar-Shtator 2023.
DPSHTRR rikujton që ndalohen rreptësisht ndërhyrjet në odometër, ndryshimet konstruktive dhe çdo ndërhyrje tjetër e cila përbën kërcënim për sigurinë rrugore.