BallinaKryesoreVIDEO/Basha takim me biznesin: Taksa e sheshtë 9% do fuqizoj prodhimin vendas,...

VIDEO/Basha takim me biznesin: Taksa e sheshtë 9% do fuqizoj prodhimin vendas, rritje të punësimit dhe rrogave

spot_img
spot_img

Lulzim Basha ka zhvilluar takime me biznese të qytetit të Lezhës ku i ka njohur me ofertën që përmban programi i Demokratëve Euroatlantikë për këtë sektor.

Pasi dëgjoi shqetësimet dhe problematikat e panumërta të sipërmarrësve të këtij qyteti për shkak të politikave të gabuara dhe korrupsionit, Basha tha se programi është ndërtuar për t’iu përgjigjur nevojave të biznesit duke energjizuar sipërmarrjen, nxit rritjen ekonomike dhe i jepë frymëmarrje tregut të lirë duke prodhuar kështu mirëqenie për familjet shqiptare.

Ai tha se taksa e sheshtë 9%, tatim fitimin 9%, dividendin 9% dhe me eliminimin e “taksës Rama” prej 240 lekësh nga çmimi i karburanteve, do të gjenerojë një zhvillim që do të ndihet në xhepin e çdo shqiptari.

Postimi i plotë i Bashës:

I dëgjoj me vëmendje shqetësimet e sipërmarrësve dhe problematikat e panumërta me të cilat përballen prej gjendjes në të cilin ndodhet ekonomia e vendit, për shkak të politikave të gabuara, keqmenaxhimit, klientelizmit dhe korrupsionit.
Ne jemi të bindur se ekonomia shqiptare meriton më shumë dhe kemi ndërtuar një ofertë që i përgjigjet nevojave të biznesit për të krijuar mundësi të reja zhvillimi.
Programi i Demokratëve Euroatlantikë, fryt i punës i ekspertëve më të mirë vendas e të huaj, energjizon sipërmarrjen shqiptare, nxit rritjen ekonomike, i jepë frymëmarrje tregut të lirë dhe prodhon mirëqenie për familjet shqiptare.
Përmes taksës së sheshtë 9%, tatim fitimin 9%, dividendin 9% dhe me eliminimin e “taksës Rama” prej 240 lekësh nga çmimi i karburanteve, do të gjenerojmë një zhvillim që do të ndihet në xhepin e çdo shqiptari.
Ulja e taksave do të fuqizoj prodhimin vendas dhe do çliroj potencialin e sipërmarrjeve, duke i lehtësuar nga dora e rëndë e një shteti arbitrar. Këto masa, të shoqëruara me eliminimin e tarifave të panevojshme, e reduktimin burokracive raskapitëse dhe luftën agresive ndaj korrupsionit, do prodhojnë rritje të aktivitetit ekonomik, rritje të invesitmeve, rritje të punësimit dhe rrijte të rrogave.
Shqipëria meriton më shumë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular