BallinaSportEMRAT/Ftohen katër shqiptarë tek Zvicra U21

EMRAT/Ftohen katër shqiptarë tek Zvicra U21

spot_img
spot_img

Bëhet e ditur se Albian Hajdari, Leon Avdullahu, Ardon Jashari dhe Valmir Matoshi janë ftuar te përfaqësuesja e Zvicrës U21 për dy ndeshjet vendimtare për kualifikim në Evropianin e vitit të ardhshëm. Zvicra U21 më 11 tetor luan në Luzern ndaj Finlandës, kurse më 15 tetor ndaj Rumanisë në Bukuresht, transmeton albinfo.ch.

Zvicra është në vendin e parë në Grupin E me 17 pikë. Ka një pikë më shumë se Finlanda dhe Rumania.

Shqipëria është e katërta me 13 pikë. Ndeshja ndaj Rumanisë do të jetë e veçantë për kapitenin e Zvicrës U21, Ardon Jashari. Ai luan për herë të parë në stadiumin e Luzernit pas transferimit në Belgjikë. 

Jashari u zhvillua te Luzerni, ndërsa në verë iu bashkua Club Burgget belg. 

“Mezi pres rikthimin në Luzern dhe ndeshjen në stadium”, ka thënë 22-vjeçari për faqen e Federatës së Futbollit të Zvicrës. /Albinfo.ch

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular