BallinaAktualitetKush është drejtoresha e bashkisë së Tiranës që SPAK i ka sekuestruar...

Kush është drejtoresha e bashkisë së Tiranës që SPAK i ka sekuestruar telefonin

spot_img
spot_img

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme SPAK për korrupsionin brenda bashkisë së Tiranës ka zbuluar edhe një tjetër drejtoreshë nën dyshime për shpërdorim detyre.

Burime jo zyrtarë për “Ora News” bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme ka ushtruar kontroll dhe me një mandat të lëshuar nga Gjykata e Posaçme i ka sekuestruar telefonin Drejtoreshës së Përgjithshme të institucionit “Tirana Parking”.

Më herët ajo ka mbajtur edhe detyrën e Drejtueses së Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

Sipas burimeve të hapura të informacionit, Erinda Fino ka qenë e denoncuar sa i takon tenderave të dhëna në mënyrë të dyshimtë.

Lidhur me sekuestrimin e aparatit celular nuk dihet zyrtarisht nëse SPAK ka nisur një tjetër hetim, apo është në vazhdën e hetimeve që po kryhen për dosjen e abuzimeve përmes kompanisë tashmë famëkeqe “5D Konstruksion”, ku në burg vijojnë të jenë dy ish-drejtorët dhe pronarët e kësaj kompanie Redi Molla dhe Mariglen Qato.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular