Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku pas një sherri mes dy personash, ka mbetur i vdekur një 65-vjeçar.
Bëhet me dije se shtetasi Admir Beqiri, rreth 42 vjeç, ka goditur me sende të forta (shishe qelqi) Gëzim Bizionin, rreth 65 vjeç, në oborrin e banesës së tij dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, 65 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia ka vënë në pranga 42-vjeçarin, ndërsa dyshohet paraprakisht se ai ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.
Njofitmi
Sot, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Admir Beqiri, rreth 42 vjeç, ka goditur me sende të forta (shishe qelqi) shtetasin Gëzim Bizioni rreth 65 vjeç, në oborrin e banesës së tij. Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi Gëzim Bizoni ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin Admir Beqiri, i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore. Dyshohet paraprakisht se autori ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.
Vijon puna e grupit hetimor për përcaktimin e shkakut të konfliktit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.