BallinaSocialeNuse e shkuar nuses! Zamira habit studion: U laja këmbët vjehërrve çdo...

Nuse e shkuar nuses! Zamira habit studion: U laja këmbët vjehërrve çdo natë

Zamira jeton prej 24 vitesh në Belgjikë dhe një peng e ka sjellë në “Ka Një  Mesazh Për Ty”. Fillimisht ajo nis të rrëfejë filimin e historisë së saj duke treguar se në vitin 1989 u fejua me mblesëri dhe një vit më vonë u martua. Nga pas e ndiqte gjithnjë porosia e të atit që kur ai ta vizitonte, të ishte gjithnjë ballëlartë për të bijën.

Familja e bashkëshortit ishte e madhe sepse veç prindërve, ai kishte edhe pesë vëllezër e dy motra. Megjithatë, ata e pritën shumë mirë ndërsa në shtëpinë e tyre qëndronin vetëm vjehrrit. Zamira habit studion e së “Dielës Shqiptare”në Tv Klan kur tregon se çfarë kujdesi të veçantë tregonte për ta.

Zamira: Në shtëpi kisha vjehrrin dhe vjehrrën. Kur erdha nuse kisha shumë turp, madje edhe kur haja bukë kisha shumë turp. Vjehrra me gjithë vjehrrin më kanë dashur shumë. Unë çdo darkë u laja këmbët me ujë të ngrohtë vjehrrit dhe vjehrrës, i ndrysja pak nga kurrizi, ta them në modelin më të bukur, masazh.

Ardit Gjebrea: I ndrysje, domethënë u bëje masazh? U laje këmbët?

Zamira: Këtë e kam bërë për 10 vite me radhë që kam ndenjur me ata.

Ardit Gjebrea: U laje këmbët çdo natë?

Zamira: Ua laja këmbët çdo natë, me ujë të ngrothë.

Ardit Gjebrea: Të dyve?

Zamira: Të dyve.

Ardit Gjebrea: Uau!

Të pyetura nga Ardit Gjebrea, zonjat dhe vajzat e publikut thanë se nuk do të kishin vepruar njësoj. Zamira tregon se ajo e kishte mësuar këtë duke parë të ëmën që i lante këmbët vjehrrës së saj. Edhe sot që jeton në Belgjikë, Zamira vepron njësoj sa herë që kthehet në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Vazhdon ta bësh akoma?

Zamira: Po, edhe kur vij, sot që vij dy javë, një herë në vit.

Ardit Gjebrea: Vërtet?

Zamira: Vjehrrit ia bëj me gjithë shpirt se e meriton, e meriton shumë.

Ardit Gjebrea: Kjo më pëlqeka pafund!

Zamira: Është një super vjehërr!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular