BallinaBotaSulmi i Izraelit në Iran çështje orësh, Netanyahu: Kemi të drejtë të...

Sulmi i Izraelit në Iran çështje orësh, Netanyahu: Kemi të drejtë të mbrohemi dhe do ta bëjmë

Sulmi i Izraelit ndaj Iranit pritet të ndodhë brenda orëve të ardhshme.

Burimet ushtarake izraelite thonë se sulmi i pritshëm izraelit në Teheran, si përgjigje ndaj sulmit të dytë me raketa në Tel Aviv është çështje orësh.

NJë burim i lartë ushtarak i cituar nga rrjeti britanik iTV thotë se luftëtarët izraelitë kanë marrë tashmë urdhra në lidhje me objektivat dhe ngarkimi i raketave ka përfunduar.

Izraeli ende nuk ua ka përcjellë koordinatat e objektivave personelit dhe oficerëve të forcave të armatosura, në mënyrë që operacioni të mbahet teper sekret deri në minutën e fundit.

Mbetet gjithashtu e panjohur nëse Izraeli ia ka komunikuar Uashingtonit planin e plotë të sulmit dhe nëse ka marrë “dritën jeshile” për këtë operacion.

Joe Biden javën e kaluar këmbënguli përgjigja ndaj Iranit do të jetë një operacion i përbashkët i forcave amerikane dhe izraelite.

Benjamin Netanyahu tha në një video-mesazh ditën e sotme: Irani qëndron pas të gjitha kërcënimeve dhe sulmeve kundër nesh. Ata hodhën qindra raketa drejt nesh në një nga sulmet më të mëdha në histori.  Asnjë vend në botë nuk do ta pranonte një sulm të tillë, madje as Izraeli. Izraeli ka detyrën dhe të drejtën për të mbrojtur veten dhe për t’iu përgjigjur sulmeve të tilla, dhe ne do ta bëjmë këtë.”

Sulmi i Netanyahut ndaj Macron
Benjamin Netanyahu iu drejtua me një mesazh edhe presidentit francez Emmanuel Macron, i cili më herët sot bëri thirrje për t’i dhënë fund dërgesave të armëve në Izrael derisa të arrihet një marrëveshje për një armëpushim në Gaza.
Me ton të fortë kryeministri i Izraelit foli për “turpin që do t’i ndjekë edhe vite pas fitores”.
Emmanuel Macron ka shprehur së fundmi shqetësim të fortë për operacionet tokësore të Izraelit në Liban.
Franca mban marrëdhënie shumë të ngushta me Libanin.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular