BallinaPolitike"Vlora nën ujë, koha për veprime konkrete", Myzafer Elezi plan me 5...

“Vlora nën ujë, koha për veprime konkrete”, Myzafer Elezi plan me 5 pika për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve dhe për të shmangur situatën


Anëtari i Kryesisë së PD-Demokratët Euroatlantikë, Myzafer Elezi, shprehet se 24 orë pas përmbytjes së qytetit të Vlorës, familje të tëra, institucione publike dhe shumë biznese kanë dëme të konsiderueshme.

Elezi u ka bërë thirrje institucioneve të pushtetit vendor të reagojnë menjëherë për të lehtësuar pasojat e kësaj fatkeqësie. Ai gjithashtu propozon një plan masash prej 5 pikash për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve si dhe për të shmangur përsëritjen e kësaj situate.

Postimi i plotë i Myzafer Elezit:

Vlora nën ujë. Koha për veprime konkrete”

Të nderuar qytetarë,

Prej më shumë se 24 orësh, qyteti i Vlorës është përfshirë nga përmbytje të rënda për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Familje të tëra, veçanërisht ato që jetojnë në zona të ulëta dhe katet e para të ndërtesave, janë goditur rëndë nga vërshimi i ujërave. Institucionet publike, përfshirë shkollat, kopshtet, çerdhet, disa farmaci, si dhe biblioteka e qytetit, janë të mbuluara nga uji, ndërsa rrugët kryesore të qytetit janë bërë të pakalueshme. Automjetet janë përmbytur në vendparkime, duke shtuar vështirësitë për qytetarët.

Kjo situatë ka sjellë një kaos të plotë në qytet, duke detyruar biznese të shumta të mbyllin dyert për shkak të dëmeve të konsiderueshme materiale. Përmbytjet kanë goditur edhe institucionet kryesore si “Zyra e Punës”, gjimnazet, zyrat e Sigurimeve Shoqërore, madje edhe Komisariatin e Policisë, duke e bërë krizën më të ndjeshme për të gjithë komunitetin.

Megjithëse reshjet janë një fatkeqësi natyrore, institucionet kanë detyrën e rëndësishme të parandalimit të pasojave shkatërrimtare. Çdo vit, rrugët dhe zonat e njëjta përmbyten, duke treguar qartazi se nuk janë ndërmarrë masa të mjaftueshme për të zgjidhur këtë problem. Mungesa e mirëmbajtjes së kanaleve kulluese dhe mosfunksionimi i hidrovoreve kanë çuar në përkeqësimin e situatës.

I bëj thirrje institucioneve të pushtetit vendor të reagojnë menjëherë për të lehtësuar pasojat e kësaj fatkeqësie, si dhe për të marrë masat e duhura për të parandaluar përsëritjen e saj:

1. Dëmshpërblimi i qytetarëve dhe bizneseve të prekura.

Të krijohet një fond emergjence për të kompensuar ata që kanë pësuar dëme materiale. Për familjet më të prekura, të krijohen mekanizma për ndihma financiare të menjëhershme.

2. Rindërtimi dhe rehabilitimi i infrastrukturës.

Të nisë sa më parë rikonstruksioni i infrastrukturës publike të dëmtuar, duke përfshirë rrugët, shkollat dhe institucionet e tjera publike në zonat më të prekura.

3. Riparimi i banesave të dëmtuara.

Të ofrohen grante dhe ndihma financiare për qytetarët me të ardhura të ulëta për riparimin e shtëpive të përmbytura, si dhe mbështetje për ndihma teknike dhe materiale.

4. Ndihma emergjente.

Të organizohen qendra emergjente ndihmash në zonat më të prekura, ku qytetarët të mund të marrin ushqime, ujë të pijshëm dhe ndihma mjekësore të menjëhershme.

5. Planifikimi afatgjatë për menaxhimin e krizave.

Të hartohet dhe zbatohet një plan afatgjatë për përballimin e përmbytjeve, duke përfshirë trajnimin e forcave të emergjencës, përmirësimin e komunikimit me qytetarët dhe ndërtimin e një infrastrukture të qëndrueshme që të përballojë reshjet e dendura.

Koha për të vepruar është tani. Një Vlorë që nuk përmbytet nuk është thjesht një kërkesë, por një domosdoshmëri për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

Ju faleminderit!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular