Xhamia e Namazgjasë në Tiranë e cila deri më tani dihej si njé dhuratë nga Turqia e Erdogan për muslimanët shqiptaré, tanimë ka një drejtues por ai nuk është zgjedhur nga Komuniteti Myslyman Shqiotarë. Mësohet se ministria e Çështjeve Fetare në Turqi ka caktuar Imamin e Xhamisë së Namazgjasë
Ka qenë vetë Imami turk i emëruar, Enes Bastur, i cili ka bërë me dije këtë lajm. Përmes një reagimi në rrjetet sociale ai ka njoftuar se i është besuar drejtimi Xhamisë Qendrore Namazgja në Tiranë.
“Të dashur miq me udhëzimet e Drejtorisë tonë të çështjeve Fetare më caktuan te faltorja e madhe e Xhamisë qendrore Namazgja në Tiranë”, shkruan ai.
Pavarësisht se ai thotë se është emëruar imam i Xhamisë së Namazgjasë, deri më tani nuk ka një reagim zyrtar.
Madje, edhe nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nuk ka asnjë lajm për hapjen e Xhamisë dhe për më tepër emërimin e imamit turk në krye të saj.