BallinaAktualitetFBI seminar me prokurorët e SPAK, ambasada e SHBA: Qëndrojmë pranë institucioneve...

FBI seminar me prokurorët e SPAK, ambasada e SHBA: Qëndrojmë pranë institucioneve të pavarura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

FBI ka organizuar një seminar me Prokurorët e SPAK në Peshkopi, për të diskutuar mbi përparësitë kryesore të Prokurorisë së Posaçme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA në Tiranë, ka ndarë momente nga takimi mes tyre, ndërsa thekson mbështetjen e saj për institucionet e pavarura në Shqipëri.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri pranë institucioneve të pavarura të Shqipërisë në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruan ambasada.

Postimi i plotë

Fundjavën e kaluar OPDAT zhvilloi një seminar koordinues për prokurorët e SPAK në Peshkopi. Së bashku me përfaqësues nga OPDAT, ICITAP dhe FBI, prokurorët e SPAK u takuan për të diskutuar mbi përparësitë kryesore të SPAK. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri pranë institucioneve të pavarura të Shqipërisë në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular