Përkrahesit e opozitës janë mbledhur sot në Tiranë në protestën e thirrur nga Partia Demokratike per te realizuar mosbindjen civile. Para nisjes së tubimit kombetare, disa demokratet ka bere aktin e pare duke djegur një gome para godines se Presidencës.
Mbështetësit e opozitës kanë filluar grumbullimin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe po ashtu para selisë së Partisë Demokratike dhe para Kryeministrisë.
Qytetarët mbajnë pankarta në duar me mesazhe, ndërsa forca të shumta të policisë janë rreshtuat në institucione shtetërore për mbrojtjen e tyre dhe në gatishmëri për të ndërhyrë në raste tensioni.