BallinaAktualitetFOTOLAJM/ Të pozicionuar në tarracën e kryeministrisë, punonjës të Gardës monitorojnë me...

FOTOLAJM/ Të pozicionuar në tarracën e kryeministrisë, punonjës të Gardës monitorojnë me dylbi protestuesit

spot_img
spot_img

Forca policie dhe punonjës të Gardës janë mobilizuar për mbarëvajtjen e protestës së  opozitës.

Siç shihet edhe në këto pamje, mbi godinën e kryeministrisë janë pozicionuar disa punonjës, të cilët monitorojnë me dylbi protestuesit.

Më herët  u raportua se policia ka marrë në mbrotje disa institucione. Përveç kryeministrisë policia është dislokuar edhe në godinën e Kuvendit, ministrisë së Brendshme, por edhe bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se mbi 1500 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA.

Po ashtu edhe Garda e Republikës do të jetë e gjitha në gatishmëri për të kryer detyrën në ruajtjen e institucioneve. Ndërkohë në protestë të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz. Do të ketë edhe 5 autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular