Sa i përket protestës së sotme të PD ku pritshmëria ishte e madhe dhe bazuar mbi deklaratat se Rama do të jepte qeverinë teknike pas kësaj demonstrate e sepse fjalën e kishin qytetarët për mosbindje civile, gazetari Robert Rakipllari pohoi se kjo vetëm mosbindje civile nuk ishte.
Sipas Rakipllarit me aq sa ndodhi sonte nuk arrihet qëllimi dhe se PD nuk duhet ti përdor qytetarët. Duke iu drejtuar gazetarit Bledian Koka, gazetari Rakipllari i bëri pyetjen: Përse Berisha vet nuk bën mosbindje civile por këtë gjë iua kërkon demokratëve. Gazetari Koka bëri një paralelizëm me pyetje: Jo po të dal Salijani. Duke e kundërshtuar Rakipllari i tha se nuk është e njëjta gjë!