Inagurimi i studios së regjistrimit tek shkolla e të verbërve – projekti më i ri i mundësuar nga Credins Bank

0
188

“Zëri mund të shkojë atje ku shikimi nuk mundet.” – është projekti më i ri i mundësuar nga Credins Bank. Ndërtimi i një studioje regjistrimi me teknologji të avancuar për fëmijët që nuk shikojnë është tashmë një realitet që i flet shpresës dhe mundësisë. 🎧📚 

Në inaugurimin e studios, e ftuar ishte zv. Drejtoresha e Përgjithshme e Credins Bank, znj. Monika Milo, e cila theksoi se: “Ky investim ishte një reflektim mbi angazhimin e vazhdueshëm që Credins ka bërë ndër vite, në mbështetje të komunitetit vendas. Kjo studio është tashmë një inkurajim për fëmijët me pamundësi ose vështirësi në shikim, që të zhvillojnë imagjinatën e tyre si një mundësi për të ecur në jetë,” citoi ndër të tjera znj. Milo. 🙌 

E veçanta e projektit është që punonjësit e Credins Bank i janë bashkuar kësaj nisme me shumë entuziazëm, për të dhuruar zërin e tyre si një mundësi për të pasuruar të parën platformë për librat audio, për komunitetin e njerëzve që nuk shikojnë. 🎙️🤍