shtë mbyllur pas tre orësh protesta e opozitës, e cila është cilësuar si dita e parë e mosbindjes civile nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka. Demokratët e mbyllën protestën në selinë e PD-së, ku Noka mbajti fjalën për gazetarët. Ai nuk tregoi detaje se si do të vijojë aksioni opozitar, por tha se mosbindja do të vijojë.
Noka: Kjo ishte dita e parë që mosbinjda civile zbriti në rrugët e Tiranës. Regjimi i tërbuar sot mori një mesazh. Mesazhi ishte “jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëve, jepi zgjidhje qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë paqe asnjëherë. Sot e kuptuan se beteja me qytetarët nuk fitohet me gaz, as me dhunë. Qytetarët i dhanë një leksion “ne do jemi këtu dhe do vazhdojmë mosbindjen civile derisa të plotësohen kërkesat.
Si do ta largoni Edi Ramën?
Noka: Ata janë të tërbuar, janë duke u dridhur sepse forca e qytetarëve u ka kallurr datën. I gjithë shteti në panik. Nuk ndalohet me policie dhe gaz revolta qytetare. Kjo nuk ishte protestë, kjo është revoltë, hapi i parë i mosbindjes civile. Do të jemi në aksion dhe do t’iu njoftojmë.
Protesta u shoqërua me përplasje mes demokratëve dhe efektivëvë të policisë. Të paktën 10 policë u lënduan dhe u dërguan në spital.
Demokratët fillimisht u ndalën te kryeministria për të vijuar më pas te selia e PS dhe ministria e Brendshe. Pas ministrisë u drejtuan te bashkia dhe në të gjitha institucionet hodhën bomba molotov. Plani i tyre për të sulmuar Parlamentin dështoi, pasi policia hodhih gaz lotsjellës. Kjo bëri që protestuesit të largoheshin dhe të drejtoheshin te selia e PD-së ku dhe përmbyllën “aksionin.” Ndryshe nga herët e tjera kjo protestë nuk pati fjalime politike.