BallinaPolitikeMesazh i shkruar nga burgu, Ervin Salianji i drejtohet qytetarëve përpara protestës...

Mesazh i shkruar nga burgu, Ervin Salianji i drejtohet qytetarëve përpara protestës së thirrur nga opozita

spot_img
spot_img

Ligjvënësi demokrat Ervin Salianji ka shkruar një letër nga burgu, ku iu drejtohet qytetarëve, përpara protestës së thirrur nga opozita.

Ai shprehet se qëndresa e popullit opozitar është shkatërrimi i qeverisë. Salianji në mesazhin e tij thotë se nuk mund të humbet dinjiteti dhe se “populli shkund çdo tirani”.

Mesazh i shkruar nga burgu, Ervin Salianji i drejohet qytetarëve  përpara protestës së thirrur nga opozita

Në këto orë, ata po korrin frikën që mbollën vetë!

E dimë që  menduan se do na frikësonin, e sot më shumë na forcuan. Qëndresa jonë është shpërbërja e tyre!  Ne e dimë që shumë nga ne sakrifikojnë e rezistojnë sepse na takon ne së pari të jemi muri që ndal të keqen. Na takon ne dhe vetëm ne të jëmi forca e shembullit.

Të humbësh lirinë për të fituar forcën e goditjes ndaj padrejtësisë, është zgjedhje e ndërgjegjies. Të humbësh lirinë në betejë për të fituar demokracinë e qeverisje të mirë për njerëzit, është vlera më e lartë.

Të humbësh lirinë  duke fituar besimin në sakrificë është forma më ë lartë e fisnikërisë civile. Të fitosh lirinë duke protestuar me besimin që shqiptarët meritojnë një tjetër zgjidhje, është rruga!

Reago, mos humb veten, as dinjitetin, as të drejtat!

Reago, sepse forca dhe e drejta janë me ty!

Reago!  Reago për pagën e degraduar; për fitimin e munguar; për pronën e pafituar, për jetën e shtrenjtuar, për fjalën e cunguar, për shpresën e mpirë, për një Shqipëri më të mirë.

#Protesto#7Tetorora18:00″, shkruan Salianji.

Mesazh i shkruar nga burgu, Ervin Salianji i drejtohet qytetarëve
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular