Në nisje të këtij viti akademik për studentët e universiteteve në Shqipëri, një urim e ka bërë edhe kryeministri Edi Rama.
Në Facebook Rama uron studentëve që ulen për herë të parë në auditore, si dhe trupës akademike.
“Suksese studentëve të cilët ulen sot për herë të parë në auditorët e universitetit dhe atyre që tashmë e kanë nisur këtë rrugëtim, si dhe trupës së pedagogëve në këtë vit të ri akademik”, shkruan Rama në Facebook.