Aktivistja Evi Kokalari është e shokuar nga thirrjet e Sali Berishës për ‘mosbindje civile’ në protestën e 7 Tetorit.
Kokalari i bën thirrje popullit opozitar të distancohet nga aktet e dhunshme, pasi sipas saj, militantët demokratë po përdoren “verbërisht” nga politika.
“I pergjerohem demokrateve – dhuna nuk eshte pergjigje. Do hapni probleme per veten tuaj, por ju e dini shume mire qe nuk do zgjidhni gje. Mos bini viktime. Jam e shokuar qe nje ish-president, ish- kryeminister i Shqiperise ben thirrje per mosbindje civile! Jam e turperuar se sa verberisht e kam mbeshtetur kete njeri qe sot theret per dhune ndaj popullit te tij. Mos bini viktime. I thoni “JO” dhunes dhe shkaterrimit te prones shteterore. Ky eshte kurth per problemet vetjake te nje pjese te vogel qe perfundimisht ka marre peng opozitën”, shkruan ndër të tjera Kokalari.