Një 25-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht në një aksident pune mëngjesin e sotëm në një fabrikë xhinsesh, pranë fshatit Glavki Larisa, mes Larisës dhe Volos.
Sipas informacioneve të mediave greke, e reja dyshohet se ka mbetur e bllokuar në një makineri pak para orës 4 të mëngjesit, ndërsa për ta nxjerrë janë dashur 12 punonjës të zjarrfikëses.
Në vendngjarje ka shkuar ambulanca dhe ka bërë transportimin e saj në spital, por fatkeqësisht vaja e re nuk ka mundur të mbijetojë.