VIDEO/ Ndeshje e çmendur me 3 penallti të humbura, De Gea bën heroin! Fiorentina i shkakton humbjen e dytë Milanit

0
242

Fiorentina mposhti Milanin me rezultatin 2-1 në duelin e vlefshëm për raundin e shtatë të Serisë A. Një duel që rezultoi dramatik me plot 3 penallti të humbura, teksa në fund ishin vendasit ata që festuan, me heroin David De Gea në krye, i cili arriti të priste dy 11-metërsha si dhe shumë raste flagrante shënimi. 

de geaaaa

Penalltinë e parë do ta humbiste Ken në minutën e 22-të, gjuajtja e tij u ndal nga Menja, ndërkohë që në minutën e 35-të, Adli i dhuroi avantazhin skuadrës vjollcë. 

Në minutën 45+1’, Teo Hernandez, gaboi 11-metërshin, e cila u prit nga De Gea. Në minutën e 56-të, kuqezinjtë fituan edhe një tjetër 11-metërsh, e cila u prit sërish nga De Gea pas gjuajtjes së Abraham. Gjithsesi në minutën e 60-të, milanistët do të vendosnin baraspeshën me Pulisiç, po skuadra e Paladinos, nuk u dorëzua, duke gjetur golin e fitores në minutën e 73-të me anë të Gudmundson.  

Kjo ishte humbja e dytë në kampionat për Milanin. Në duelin e radhës, skuadra e Fonsekës, do të presë në shtëpi Udinezen.  

FT

FIORENTINA 2-1 MILAN

Adli 35′, Gudmundson 73′ / Pulisiç 60′

Goli i Gudmundson (VIDEO

Goli i Pulisiç (VIDEO

Penalltia e humbur nga Abraham (VIDEO)

Penalltia e humbur nga Ken : (VIDEO)

Goli i Adlit: (VIDEO)

Penalltia e humbur nga Teo Hernandez: (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

FIORENTINA (4-3-3): De Gea; Dodo, Komuco, Ranieri, Gosens; Bove, Kataldi, Adli; Kolpani, Ken, Gudmundson.

Trajner: R. Paladino

MILAN (4-2-4): Menja; Emerson Rojal, Gabia, Tomori, Teo Hernandez; Fofana, Reijnders; Pulisiç, Abraham, Morata, Leao.

Trajner: P. Fonseka

PANORAMASPORT.AL