Regjistrimet e reja në Universitetin Bujqësor të Tiranës janë pak a shumë në të njëjtën linjë me vitet e kaluara, por një panoramë më e qartë do të jetë në mbyllje të fazës së regjistrimeve.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, i bëri thirrje të rinjve të zgjedhin degët që ofrohen në këtë universitet sepse garantojnë punësim të sigurt, ndërsa diploma njihet në të gjithë botën.
Studentët që zgjedhin degët e Universitetit Bujqësor, përfitojnë 40 mijë lekë në muaj, aq sa është paga minimale, ndërsa këtë vit akademik do të nisë edhe zbatimi i marrëveshjes me Universitetit e BOKU të Vjenës, një ndër universitetet më të mirë në botë për Burimet Natyrore dhe Shkencat e Jetës.
Paralelisht me formimin akademik, Universiteti Bujqësor vijon edhe programet për t’i përçuar njohuritë te fermerët, nëpërmjet ngritjes së klasave në terren, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.