Analisti Denis Dyrnjaja, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, protestën e sotme të opozitës, u shpreh se ajo ishte një fitore për Edi Ramën. Duke folur për imazhet e protestës ai u shpreh se kjo që bën PD është “fëlliqje”.
“Nuk dinë se si ta vazhdojnë. Po s’ka vazhdimësi mosbindja civile që nuk është mosbindje. U nis revolucioni dhe ndaloi, e ndezën motorin dhe e fikën. Mosbindja është të ulesh të kryeministria dhe të mos lëvizin, pa organizim, pa drejtim politik. Kjo që bëjnë këta po fëlliqen.
Nuk flet asnjë nga PS-ja se e kanë fituar betejën. U çuan njerëzit te kolonat, lanë darkën. Kjo është fitorja e Edi Ramës. U dogj selia e PS-së, dhe selitë qendrore nuk janë djegur asnjëherë. Ishte gafë.
Kjo protestë nuk ishte as sa 8 janari i vetvetes dhe ajo ishte lufta e vërtetë, sepse sot ishin të gjithë të frikësuar. Janë me padira, nuk janë të pakapur, ndryshe do të ishte flakë protesta. Kanë hall mos shkelin gabim.
Ata njohën vetveten. U bën bashkë për të sulmuar regjimin. Ndaluan makinat te Avni Rustemi dhe qytetarët nuk lëvizën. Qyteti nuk lëvizi”- tha Dyrnjaja.