BallinaAktualitetEMRAT/Kanë marrë donacione jashtë rregullave”, KQZ propozon gjoba për kandidatët në zgjedhjet...

EMRAT/Kanë marrë donacione jashtë rregullave”, KQZ propozon gjoba për kandidatët në zgjedhjet e 14 majit. 

spot_img
spot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjobit kandidatët në zgjedhjet e 14 majit. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha se disa kandidatë kanë marrë donacione jashtë rregullave dhe jo në rrugë bankare.

KQZ gjobiti kreun e Bashkisë Belsh, Arif Tafani me 206 mijë lekë, kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi me 138 mijë lekë; kryebashkiaken e Durrësit Emirjana Sakon me 75 mijë lekë, kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdari me 500 mijë lekë; Majlinda Bufin e Roskovecit me 243 mijë lekë, Mariglen Dishën e Librazhdit me 125 mijë lekë; Agron Malajn e Burrelit me 80 mijë lekë, Bukurosh Maçin e Peqinit me 70 mijë lekë, Albert Mlyshin e Mirditës me 300 mijë lekë, Bardh Spahian, kandidatin e PD në Shkodër me 445 mijë lekë.

Po kështu gjoba dhe për Bujar Hoxhën, kandidat i PD në Urën Vajgurore 156 mijë lekë, për Igli Carën, 368 mijë lekë; për Lefter Maliqin 170 mijë lekë, për Luçiano Boçin 72 mijë lekë, për Pjerin Ndreun 720 mijë lekë.

Po kështu KQZ gjobiti për shkelje të Kodit Zgjedhor subjektet politike, PS me 300 mijë lekë dhe PD me 200 mijë lekë. Celibashi tha se paratë e marra duhet t’ia kthejnë KQZ.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular