BallinaAktualitetGjykata kroate merr vendimin: Komunikimet në “Sky ECC” janë prova ligjore

Gjykata kroate merr vendimin: Komunikimet në “Sky ECC” janë prova ligjore

spot_img
spot_img

Gjykata e Lartë Penale në Kroaci ka ka vendosur se komunikimet “Sky ECC” janë prova ligjore, të cilat mund të përdoren në procedimet penale në sistemin gjyqësor.

Sipas Slobodna Dalmacija, vendimi përfundimtar i Gjykatës së Lartë Penale më në fund ka marrë një qëndrim ligjor për çështjen që shqetëson prej muajsh të gjithë ata që ndodhen pas hekurave në Kroaci në kuadër të organizatave të ndryshme kriminale, dhe që u arrestuan pas analizës së komunikimeve, kryer përmes aplikacionit të koduar SKY ECC. Kujtojmë se e njëjta cështje është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, e cila pritet të shprehet së shpejti.

Të gjithë shpresonin që provat e mbledhura nga USKOK bazuar në analizën e komunikimit të bërë nga anëtarët përmes aplikacionit të koduar “SKY ECC”, i cili ishte marrë me urdhra hetimor evropian nga autoritetet franceze, do të shpalleshin të paligjshme”, shkruan Slobodna Dalmacija për çështjen e provave nga këto apikacione për krimin kroat.

Ky vendim konfirmoi vendimin e mëparshëm të gjyqtarit hetues të Gjykatës së Qarkut të Splitit, i cili në shkurt të këtij viti i shpalli të ligjshme provat e mbledhura nga USKOK bazuar në analizën e komunikimit të kryer nga anëtarë të organizatës ndërkombëtare të drejtuar nga i arrestuari, sipërmarrësi i ndërtimit Nenadom Petrakom nga Zagrebi nëpërmjet aplikacionit të koduar “SKY ECC” , i cili gjithashtu ka punuar ngushtë me klanin “Kavac” malazez.

Pas marrjes së aktgjykimit përfundimtar se “Sky ECC” është provë ligjore, USKOK javën e kaluar ngriti aktakuzë kundër organizatës kriminale të Nenadom Petrakom, i cili në fund të vitit të kaluar u arrestua në Turqi dhe më pas u ekstradua te autoritetet kroate.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular