Një 28-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Greqi. Sipas mediave greke, autorët janë dy kushërinj të tij, të moshës 17 dhe 19 vjeç, të cilët kanë pretenduar se viktima i abuzonte.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:50 të mbrëmjes së të hënës, kur efektivët e policisë rrugore, gjetën të gjakosur 28-vjeçarin në rrugë. Ai u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetojë.
Dy vëllezërit shqiptarë janë paraqitur vetë në komisariat. 17 vjeçari ka deklaruar se ka qenë ai autori i krimit, ndërsa 19-vjeçari ka qenë bashkëpunëtor. Siç pretendojnë dy vëllezërit shqiptar me nënshtetësi greke, 28-vjeçari po i abuzonte.