Juristi Neritan Alibali, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH komentoi se grupi parlamentar i PD-së u vetëpenalizua. Sipas tij, shteti i së drejtës ka vdekur që në momentin që nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
“Opozita është vënë qoshe të murit. Që ka të drejtë të protestojë dhe me mosbindje civile ka të drejtë. E prisja më masive dhe më të fortë në funksion të objektivit me qëllim strategjik zgjedhje të lira dhe qeveri teknike. Opozita është në ditën e parë. Koncepti i mosbindjes civile ka një sërë lëvizjesh. PD-ja është ajo forcë politike që duhet të galvanizojë popullin. Protesta e djeshme nuk kishte ndryshim me protestat e tjera. Ka bërë PD-ja protesta edhe më të dhunshme. Grupi parlamentar ishte parajoja. Më ka çuditur që mori karriget dhe u vuri flakën, duke u vetëpenalizuar”, tha Alibali.