BallinaAktualitetHistoria e errët e vëllezërve Menendez/Çfarë dihet për rastin që po bën...

Historia e errët e vëllezërve Menendez/Çfarë dihet për rastin që po bën bujë në internet pas serialit të Netflix

spot_img
spot_img

Historia e vëllezërve Menendez, Lyle dhe Erik, po bënë bujë në rrjetet sociale dhe është kthyer në një vëmendje të veçantë për historinë tragjike.

Vëllezërit u dënuan me burgim të përjetshëm në vitin 1996 për vrasjen e prindërve të tyre në vitin 1989, asokohe ata ishin 21 dhe 18 vjeç.

Pyetja për prokurorët që rishqyrtojnë dënimin e tyre, nuk është nëse ata i vranë, por sa fajtorë janë në të vërtetë.

“Nuk ka dyshim se ata e kryen vrasjen”, tha Prokurori i Qarkut të Los Angeles, George Gascon për CNN.

“Pyetja është se për çfarë shkalle fajësie duhet të mbahen përgjegjës, duke pasur parasysh tërësinë e rrethanave?”, shtoi ai.

Rishqyrtimi i çështjes vjen më shumë se 35 vjet pas vrasjes së prindërve të tyre, Jose dhe Kitty Menendez në shtëpinë e tyre në Beverly Hills, duke çuar në një ndjekje penale të profilit të lartë të djemve të tyre Lyle dhe Erik.

Vëllezërit u dënuan përfundimisht për vrasjet dhe e kanë pranuar veprën, por kanë argumentuar se e bënë këtë në vetëmbrojtje pasi duruan vite të tëra abuzimi nga babai i tyre.

Rasti ka marrë një interes të ri pas serialit të Netflix, për historinë e vëllezërve Menendez, “Monsters: The Lyle and Erik Menendez Story” si dhe një kuptim në rritje dhe ndjeshmëri ndaj viktimave të abuzimit seksual. Prokurorët kanë thënë se po rishikojnë dënimin me burgim të përjetshëm të vëllezërve pa lirim me kusht.

Ja një vështrim në detaje për rastin që ka bërë bujë në media, dhe si ka rrjedhur ngjarja gjatë këtyre dekadave.

Vrasja dhe gjyqet
Gusht 1989: Jose Menendez, një ekzekutiv në RCA Records dhe gruaja e tij Kitty Menendez, u qëlluan dhe u vranë nga të shtënat me armë gjahu në rezidencën e tyre në Beverly Hills. Lyle telefonoi emergjencën duke i thënë: “Dikush vrau prindërit e mi”.

Mars 1990: Lyle arrestohet nga policia dhe Eriku kthehet dorëzohet pas disa ditësh, duke qenë se rrëfyen krimin te psiko-terapisti i tyre. Ata akuzohen për vrasje të shkallës së parë.

Korrik 1993: Vëllezërit Menendez dalin në gjyq në një sallë gjyqi në Los Angeles, secili me një juri të veçantë, në një gjyq të transmetuar në TV Court. Prokurorët argumentuan se ata vranë prindërit e tyre për përfitime financiare. Mbrojtja e vëllezërve pranoi se ata vranë prindërit e tyre, por argumentuan se ata vepruan për vetëmbrojtje pas viteve të abuzimit emocional, psikologjik dhe seksual nga babai i tyre.

Janar 1994: Të dy juritë mbeten në bllokim dhe nuk arritën në një vendim.

Tetor 1995: Fillon një rigjykim i vëllezërve, me një juri. Këtë herë, sipas avokatëve mbrojtës, shumica e provave të mbrojtjes në lidhje me abuzimin seksual u përjashtuan.

Mars 1996: Juria dënoi të dy vëllezërit për vrasje të shkallës së parë.
Korrik 1996: Vëllezërit u dënuan me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht.

Riekzaminimi
Maj 2023: Në serialin dokumentar të Peacock “Menendez + Menudo: Boys Betrayed”, një ish-anëtar i bendit Menudo tha në një deklaratë të betuar se ai ishte përdhunuar nga Jose Menendez kur ishte rreth 14 vjeç.

Avokatët e vëllezërve Menendez parashtruan një peticion ligjor duke i kërkuar gjykatës të rishqyrtojë dënimin në valën e provave të reja nga anëtari i grupit Menudo dhe nga një letër që Erik shkroi për abuzimin përpara vrasjeve.

Avokatët i kërkuan gjykatës ose të anulojnë dënimin e vëllezërve, ose të lejojë zbulimin dhe një seancë provash në të cilën ata mund të ofrojnë prova, thotë dokumenti.

Zyra e Prokurorit të Qarkut të Los Angeles tha se po shqyrton peticionin.

Shtator 2024: Netflix publikoi dramën “Monsters: The Lyle and Erik Menendez Story”, një serial me nëntë episode të bashkë-krijuar nga Ryan Murphy dhe Ian Brennan për vrasjet.

“Seriali është me të vërtetë më i interesuar të flasë se si krijohen përbindëshat në krahasim me të lindurit”, thotë Murphy gjatë një paneli, sipas Netflix. “Ne përpiqemi të mos kemi shumë gjykime për këtë sepse po përpiqemi të kuptojmë pse ata bënë diçka, në krahasim me aktin e të bërit diçka”.

Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale nga gruaja e tij, Erik Menendez kritikoi serialin “duke i cilësuar si gënjeshtra të tmerrshme dhe flagrante” dhe thotë se seria e kthen të vërtetën në “një epokë kur prokuroria ndërtoi një tregim mbi një sistem besimi se meshkujt nuk abuzoheshin seksualisht dhe se meshkujt e përjetuan traumën e përdhunimit ndryshe nga femrat”, shkroi ai.

5 tetor 2024: Gascón, Prokurori i Qarkut LA, tha për CNN se ai “u bë gjithnjë e më i shqetësuar se ishte kritike që t’i shqyrtonin provat e reja” të paraqitura nga mbrojtja.

Ai vuri në dukje se kohët kishin ndryshuar në lidhje me mënyrën se si publiku dhe gjykatat i trajtojnë viktimat e abuzimit seksual.

“Nuk ka dyshim se ndjeshmëria jonë ndaj sulmeve seksuale është shumë më e rëndësishme sot”, tha ai. “(Është vërtetuar qartë se burrat dhe gratë mund të sulmohen seksualisht, ose djemtë dhe vajzat. Mendoj se 35 vjet më parë normat kulturore ishin pak më ndryshe. … Nuk ka dyshim se një juri sot do ta shikonte këtë çështje ndoshta shumë ndryshe nga një juri 35 vjet më parë”.

Ai gjithashtu theksoi se serialet dhe filmat për këtë rast kanë pasur ndikim.

“Por për dokumentarin, sinqerisht, ndoshta nuk do të flisnim në këtë pikë”, tha ai. “Ne mund të flasim më vonë, por kjo sigurisht ka rritur vëmendjen e publikut dhe kjo është arsyeja pse ne po tregohemi publikë se ku jemi”.

Një seancë dëgjimore për peticionin e vëllezërve Menendez është caktuar për 29 nëntor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular