BallinaPolitikeKëlliçi i pakënaqur me protestën: Duhet të ishte më e ashpër, mosbindja...

Këlliçi i pakënaqur me protestën: Duhet të ishte më e ashpër, mosbindja civile do të zgjerohet gjeografikisht

spot_img
spot_img


Belind Këlliçi priste më shumë nga protesta e opozitës një natë më parë, e cila u mbyll me dhjetëra bidonë molotov të hedhura drejt disa prej institucioneve kryesore si dhe me 13 të lënduar në radhët e policisë dhe protestuesve.

Teksa deklaroi se ajo duhet të ishte më e ashpër dhe më e fortë, ish-kandidati i opozitës për Tiranës, zbuloi në A2 disa nga detajet sesi do të vijojë aksioni opozitar.

Sipas Këlliçit, opozita nuk ka më asnjë rrugë sesi të përballet me këtë mazhorancë dhe premtoi se jehona e mosbindjes civile do të shkojë deri në shkallët e PE.

Nuk ishte brenda pritshmërive. Pasi pritshmëritë ishin që protesta të ishte më e ashpër më e fortë. Ishte akti i parë i mosbindjes civile. Ishte protestë e mirëfilltë, kishte zero fjalim, vetëm aksion Sigurisht që në javët në vijim do të përshkallëzohet dhe do të zgjerohet gjeografikisht. Sot në mbledhjen e drejtuesve politik u hodh ideja e zhvendosjes së protestës në 12 qarqet e vendit dhe pse jo, jo vetëm jashtë sallës së parlamentit, por edhe brenda, edhe në PE madje.

Asnjë protestues, qytetar, nuk do të dëshironte të hidhej molotov, por përballë kësaj situate politike, nuk ka rrugëzgjidhje tjetër sesa përplasja me këtë mazhorancë, me këtë narkoshtet. Dhe nuk e kam thënë unë që është narkoshtet, por mediat më të mëdha botërore. Ne nuk kemi rrugë tjetër sesi të përballemi me një mazhorancë, kur ajo nuk zbaton vendimet e gjykatës kushtetuese.

Në këtë vend kur kanë rënë institucionet, unë nuk e di se çfarë presin këta nga opozita. Unë garantoj qytetarët që protestat e tjera do të jenë edhe më të forta. Nuk duam pushtet në tavolinë, por zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Belind Këlliçi. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular