BallinaAktualitetVIDEO-LIVE- Shikoni si uragani Milton po godet Floridën 

VIDEO-LIVE- Shikoni si uragani Milton po godet Floridën 

Uragani Milton po godet në këto momente bregun e Gjirit të Floridës në SHBA duke shkaktuar tornado me shi dhe erë. Pas disa orësh ai pritet të mbërrijë në tokë pranë Gjirit Tampa, ku mund të sjellë me vete një valë kërcënuese për jetëtë e njerëzve.

Miliona njerëz në një shtrirje prej më shumë se 483 km të vijës bregdetare kanë marrë urdhrin për t’u evakuuar. Ngjarja vjen vetëm 2 javë pasi uragani Helene shkatërroi një pjesë të madhe të kësaj zone. Stuhia pritet të sjellë dallgë nga 10 deri në 15 metra të larta. Erërat janë me një shpejtësi të lartë deri në 233 km/h.

Stuhia u dobësua pak të mërkurën në mëngjes, por mbeti në kategorinë 4, niveli i dytë më i lartë. Shërbimi Kombëtar Amerikan i Motit konfirmoi se të paktën 5 tornado kanë goditur në Florida të Jugut gjatë pasdites. Shumica e rrugëve janë mbyllur duke bllokuar këdo që vendosi me vonesë të largohej.

Presidenti Joe Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris u kërkuan banorëve të ndiqnin rekomandimet e zyrtarëve lokalë për sigurinë e tyre. Milton është stuhia e tretë me intensifikimin më të shpejtë në histori në Atlantik, duke u rritur nga kategoria 1 në kategorinë 5 në më pak se 24 orë. ©Reuters

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular