BallinaKryesoreKryetarja e Kuvendit vizitë në shkollën “Fatos Lami” në Kamëz, Spiropali: Po...

Kryetarja e Kuvendit vizitë në shkollën “Fatos Lami” në Kamëz, Spiropali: Po rrisim investimet për përmirësimin e infrastrukturës arsimore

spot_img
spot_img

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një vizitë në shkollën “Fatos Lami” në Zall Mner, Kamëz, e cila u rinkostruktua për vitin shkollor 2024-2025.

Të pranishëm në aktivitet ishin Kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli dhe deputetja Lindita Nikolla. Gjatë vizitës, Spiropali bashkëbisedoi me drejtuesit, mësuesit dhe disa nxënës të shkollës.

Kryetarja e Kuvendit shprehu vlerësimet për investimet në infrastrukturën arsimore ndërsa theksoi mbështetjen e vazhdueshme për arsimin.

“Lajm i mirë për fëmijët. Me vjen mirë që kjo infrastrukturë ka qenë prioritet. Infrastruktura arsimore, ka ndikim të gjerë, për fëmijët, prindërit, për të ardhmen. Besoj se nuk ka investim më të mirë se në arsim. Ndërsa zgjidhja që është dhënë për bursat për ekselentët është një akt shumë i rëndësishëm. Përgëzime për këtë investim, do jemi gjithmone krah jush.”-u shpreh Spiropali.

Kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, shprehu falenderimet për mbështetjen e vazhdueshme ndërsa theksoi se në 5 vite kanë përfunduar 38 objekte arsimore. “Kemi patur një mbështetje të jashtëzakonshme. Jemi fokusuar shumë tek arsimi,” u shpreh Suli.

Deputetja Lindita Nikolla, shprehu vlerësimet për investimet në shkollë, si një investim për nxënësit dhe për të ardhmen.

Pas inspektimit të shkollës “Fatos Lami” e cila është pjesë e projektit të MAS “Laboratorët Smart”, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi edhe një vizitë në Kopshtin Nr.12 “Topolino”.

Ajo  u shpreh se ky është investimi me i mirë që bëhet për politikat sociale. “Përgëzime për këto politika sociale të cilat kam besimin se do të vazhdojnë. Do të keni mbështetje të vazhdueshme”, tha Spiropali.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular