BallinaAktualitetNga arbitri tek bastet dhe transmetimi, ja çfarë duhet të dini për...

Nga arbitri tek bastet dhe transmetimi, ja çfarë duhet të dini për duelin Çeki-Shqipëri

spot_img
spot_img

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë kundër Republikës Çeke në transfertë duke nisur nga ora 20:45.

Për takimin që do të mbahet në “Epet Arena”, UEFA ka vendosur që të arbitrojë një gjyqtar francez. Benoit Bastien do të ndajë drejtësi në këtë përballje, ndërsa do të ketë edhe ndihmën e Hichman Zakrani dhe Aurelien Berthomieu. Thomas Leonard është parë e arsyeshme të caktohet arbitër i katërt. Sa i takon kryesorit Bastien, bëhet fjalë për një gjyqtar mjaft strikt, pasi në 4 ndeshje që ka arbitruar në kampionatin francez këtë sezon, ka nxjerrë nga xhepi plot 24 herë kartonin e verdhë dhe një herë të kuqin. Ai ka gjykuar po ashtu edhe në Ligën e Europës.

Ndërkohë sa i përket kompanive të basteve, për këtë ndeshje favorite shihet Çekia, që ka një koeficient 1.67, ndërsa një barazim në Pragë kuotohet 3.60. Nga ana tjetër, fitorja e Kombëtares shqiptare nga kjo ndeshje mban koeficientin 5.50.

Në orën 20:45 pritet që temperatura e ajrit të jetë 8 gradë celsius, ndërkohë sa i përket transmetimit, tifozët shqiptarë do të kenë mundësinë ta ndjekin në TV KLAN dhe “SuperSport”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular