BallinaAktualitet“Kampe pa tela me gjemba”/ Ministri italian: Emigrantët e parë javën e...

“Kampe pa tela me gjemba”/ Ministri italian: Emigrantët e parë javën e ardhshme, nuk do ketë prerje shiriti

spot_img
spot_img

Gjatë javës që vjen do të akomodohen në Gjadër emigrantët e parë, por nuk është planifikuar asnjë ceremoni me prerje shiriti apo fjalime të autoriteteve.

Kështu deklaroi ministri i brendshëm Italian Matteo Piantedosi, teksa përsëriti se qendrat e ngritura në Shqipëri nuk kanë as tela me gjemba e nuk ngjajnë si burgje, por janë të ngjashme me kampet në territorin italian, për asistencë ndaj emigrantëve që kërkojnë azil.

Ministri Italian saktësoi se emigrantët mund të aplikojnë për mbrojtje ndërkombëtare dhe ta marrin atë brenda pak ditësh.

Qendrat e emigrantëve ne Shëngjin dhe Gjadër janë marrë në dorëzim nga autoritetet italiane dhe janë gati për të hapur dyert. Në këto qendra do të ketë gjithashtu staf të UNHCR-së për të monitoruar respektimin e të drejtave të refugjatëve.

Marrëveshja mes Shqipërisë e Italisë për emigrantët u nënshkrua në Nëntor të vitit 2023 dhe do të jetë në fuqi për 5 vite me të drejtë rinovimi.

Kryeministri Edi Rama e ka shprehur qartë se kjo është e para dhe e vetmja marrëveshje e kësaj natyre që nënshkruhet me një shtet të BE-së, edhe pse pohoi se nuk kanë munguar kërkesat nga vende të tjera.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular