BallinaAktualitetRindërtimi i “Camp Nout”/Shqiptarët dhe rumune sulmuan njëri-tjetrin me shufra hekuri, mediat...

Rindërtimi i “Camp Nout”/Shqiptarët dhe rumune sulmuan njëri-tjetrin me shufra hekuri, mediat spanjolle: Si nisi sherri…

spot_img
spot_img

Dy ditë më parë në kantierin e rindërtimit të stadiumit të “Camp Nout” në Barcelonë ndodhi një përleshje mes punëtorëve, ku protagonist kanë qenë shqiptarët dhe rumunët.

Mediat në Spanjë thonë se punëtorët sulmuan njëri-tjetrin me shufra hekuri dhe druri, ndërsa kompania e kontraktuar për të kryer punimet i shkarkoi nga puna menjëherë punëtorët.

Nga sherri i dhunshëm 6 prej tyre mbetën të plagosur.

“Përleshje mes punëtorëve që punojnë në kantieret e ndërtimit në Camp Nou. Sipas dëshmitarëve, rreth 20 persona janë rrahur me shkopinj. Janë të paktën gjashtë lëndime të lehta. Menaxheri i ka përjashtuar të gjithë. Ata flenë në hotele në Calella,” raportoi gazetarja Anna Punsí, nga rrjeti SER.

Sipas mediave një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në fillim kur ka nisur puna. Në atë kohë një konflikt nisi me një kompani turke dhe punëtorët për kushtet e punës.

Kompania që ka marrë përsipër rimodelimin e stadiumit ka deklaruar se deri në fund të 2024 punimet do të përfundojnë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular