BallinaBotaSi ka ndryshuar lista me të pasurit e botës ndër vite/Nga Jeff...

Si ka ndryshuar lista me të pasurit e botës ndër vite/Nga Jeff Bezos tek Elon Musk/ Nga pandemia COVID-19 deri më sot


Teksa vitin e fundit numri i miliarderëve ka arritur në nivele rekord, ku rreth 2,781 njerëz kanë një vlerë kolektive prej 14.2 trilion dollarësh, Alfapress.al përmes nje analize të detajuar pasqyron ndryshimet ndër vite të listës së personave më të pasur në botë.

Viti 2019

Në vitin 2019, 500 njerezit më të fuqishëm financiarisht në mbarë globin janë pasuruar edhe më shumë duke grumbulluar 1.2 biliard dollarë më shumë, apo 25% më tepërnë raport me vitin 2018. Pasuria e miliardereve të botës arriti të jetë 5. 900 miliardë dollarë.

Jeff Bezos kryesonte listën në vendin e parë për pasurinë me 116.1 miliard dollarë pavarësisht divorcit që I kushtoi humbje të jashtëzakonshme.

I dyti renditej Bill Gates me 113.1 miliard euro dollar.

Në vendin e trete në botë rënditej Bernard Arnault, bosi francez I Louis Vuitton dhe I shumë markave të famshme të luksit me një pasuri prej 105.1 miliard dollarë.

Warren Buffet ishte i katerti ndër më të pasurit e globit me 89.3 miliard dollar pasuri ndërsa në vendin e pestë ishte bosi i Facebook, Mark Zuckerberg me 79.3 miliard dollar pasuri.

Viti 2020

Për të katërtin vit radhazi, e ku e gjithë bota u përball me një tkurrje ekonomike, Bezos arriti të shtonte pasurinë e tij. Numri i miliarderëve në listën e njerëzve më të pasur në botë, u rrit me 660 njerëz në vitin 2020.

I pari në listë është Bezos, ndjekur nga Elon Musk, Bernard Arnault, Bill Gates, Mark Zuckerberg etj.

Ndërkohë, ajo që vihet re është se miliarderët e teknologjisë po dominojnë gjithnjë e më shumë.

Lista e plotë e njerëzve më të pasur

Nga Jeff Bezos tek Elon Musk/ Nga pandemia COVID-19 deri më sot, si ka

 Viti 2021

Për të katërtin vit me radhë, listën e më të pasurve të botës e kryeson themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, pasuria e të cilit vlerësohet me 177 miliardë dollarë. E megjithëse pozitën e parë shumë shpesh ia ‘lëshonte’ Bezos, themeluesi i SpaceX dhe shefi i Tesla-s, Elon Musk, e siguroi pozitën e dytë, me 151 miliardë dollarë.

Pasuria prej 150 miliardë dollarëve, ka bërë biznesmenin, investitorin dhe koleksionuesin e artit nga Franca, Bernard Arnault, që të radhitet në pozitën e tretë të njerëzve më të pasur në botë.

Në pozitën e katër ndodhet Bill Gates, pasuria e të cilit shkon në 124 miliardë dollarë, ndërsa top 5-shi i më të pasurve sipas listës së Forbes përmbyllet nga Mark Zuckerberg, pasuria e të cilit vlerësohet me 97 miliardë dollarë.

Viti 2022

Sipas Forbes 2668 persona janë renditur si njerëzit më të pasur të planetit, 87 më pak se një vit më parë.

Forbes ka llogaritur çmimet e aksioneve dhe kurset e këmbimit nga 11 marsi 2022 për të llogaritur vlerën neto.

Ata kanë një vlerë kolektive 12.7 trilion dollarë, 400 miliardë dollarë më pak se në vitin 2021.

Njeriu më i pasur per 2022 vlerësohet Musk me 219 miliardë dollarë.

Lista e plotë e miliarderëve të botës viti 2022

Elon Musk – 219 miliardë dollarë/ Bashkëthemeloi gjashtë kompani duke përfshirë prodhuesin e makinave elektrike Tesla, prodhuesin e raketave SpaceX dhe startupin e tunelit Boring Company.

Jeff Bezos – 171 milion dollarë/ Themeloi gjigantin e tregtisë elektronike Amazon në vitin 1994 nga garazhi i tij në Seattle. Ai dha dorëheqjen si CEO për t’u bërë kryetar ekzekutiv në korrik 2021.

Bernard Arnault dhe familja – 158 miliardë dollarë/ Bernard Arnault mbikëqyr perandorinë LVMH të rreth 70 markave të modës dhe kozmetikës, duke përfshirë Louis Vuitton dhe Sephora.

Bill Gates – 129 miliardë dollarë/ Bill Gates e ktheu pasurinë e tij nga firma softuerike Microsoft në prona të larmishme, duke përfshirë investimet në energji me karbon zero.

Warren Buffett – 118 miliardë dollarë/ I njohur si “Oracle of Omaha”, Warren Buffett është një nga investitorët më të suksesshëm të të gjitha kohërave.

Viti 2023

Në total ndër njerëzit më të pasur në botë, numrin më të madh në listë e mbanin miliarderët nga Kina. Për vitin 2023, sipas Forbes, nga miliarderët e botës 1.058 miliarderë janë nga Kina (çdokush që ka pasuri mbi 1 miliard dollarë).

Pas saj vijnë miliarderët amerikanë, teksa SHBA ka rreth 696 miliarderë. Por nëse Kina ka më shumë miliarderë, asnjëri prej tyre nuk figuron në 10 më të pasurit e këtij viti.

Lista e 10 njerëzve më të pasur në botë për vitin 2023:

Elon Musk

Bernard Arnault

Gautam Adani

Jeff Bezos

Bill Gates

Larry Ellison

Ëarren Buffett

Larry Page

Mukesh Ambani

Sergey Brin

Viti 2024

Skeptri mbahet nga Elon Musk, pasuria e të cilit u rrit me gjashtë miliardë dollarë gjatë dhjetorit 2023.

Bernard Arnault zbriti në pozicionin nr. 2 të njerëzve më të pasur në fillim të qershorit 2023 dhe mbeti aty. Ai ishte njeriu më i pasur në botë për pesë muajt e parë të vitit të kaluar.

Lista e plotë e njerëzve më të pasur për vitin 2024

– Elon Musk 251.3 miliardë dollarë Tesla, SpaceX, X.

– Bernard Arnault 200.7 miliardë dollarë LVMH.

– Jeff Bezos 168.4 miliardë dollarë Amazon.

– Larry Ellison Oracle 135.3 miliardë dollarë.

– Mark Zuckerberg 125.3 miliardë dollarë Facebook/Meta.

– Bill Gates 119.6 miliardë dollarë Microsoft.

– Warren Buffett 118.6 miliardë dollarë Berkshire Hathaway.

– Larry Page 117.2 miliardë dollarë Google.

– Sergey Brin 112.4 miliardë dollarë Google.

– Steve Ballmer 112.2 miliardë dollarë Microsoft

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular