BallinaKronike“Dëmi shkon rreth 10 milion lekë”- Makinat i morën para bagëtitë, flet...

“Dëmi shkon rreth 10 milion lekë”- Makinat i morën para bagëtitë, flet fermeri: Po parakalonin njëri-tjetrin me shpejtësi, nuk ndaluan! Më kanë vrarë rreth 40 krerë

“Dëmi shkon rreth 10 milion lekë”, ka thënë fermeri të cilin mbrëmjen e sotme drejtuesit e dy automjeteve duke lëvizur me shpejtësi të lartë, i morën para rreth 40 krerë dele në aksin rrugor Levan – Pishporo, në vendin e quajtur Qarr.

Fermeri ka treguar se është përpjekur të ndalojë shoferët duke ia bërë me shenjë, por nuk ka mundur.

Siç ka treguar ai, deri më tani kanë ngordhur 40 krerë dele, por ende nuk është e sigurtë, pasi ka të tjera të lënduara.

“Isha duke futur bagëtitë në portë, në atë moment vijnë dy makina, u dola para t’i ndaloja, nuk po ndalonin, por po parakalonin njëri-tjetri po vinin me shpejtësi. U shmanga nga rruga të mos më vrisnin mua, më kanë vrarë 40 bagëti. Unë kam rreth 200 e ca krerë. Kanë ngordhur 40 krerë, ca janë lënduar, kanë ngordhur rruges. Se sa do jetë bilanci, nesër në mëngjes ta shohim. Ata ikën, makinat janë këtu. Se di çfarë ka bërë policia. Dëmi shkon rreth 10 milion lekë”, tha ai.

Screenshot 2024-10-13 212737
Screenshot 2024-10-13 212321
Screenshot 2024-10-13 212257
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular