Feta Fetai është i gatshëm për Kombëtaren e Shqipërisë në Gjeorgji. Mesfushori 19-vjeçar përfundoi në tribunë gjatë ndeshjes me Çekinë, për shkak të numrit 23 të lojtarëve që lejoheshin.
Largimi i Adrion Pajazitit, për shkak pezullimi, i ka hapur rrugë tashmë për një vend te lojtarët e gatshëm për të luajtur. Fetai është dhe lojtari me moshën më të re në këtë ndeshje duke qenë vetëm 19-vjeç.
Sfida mes dy përfaqësueseve nis në orën 18:00. Gjithçka zhvillohet në Gjeorgji dhe vlen për raundin e katërt në grupet e Ligës së Kombev