Endrit Braimllari ka marrë vendimin për t’u larguar nga grupi i këshilltarëve të Partisë së Lirisë në bashkinë e Tiranës.
Vendimi i Braimllarit vjen disa ditë pasi u përjashtua nga strukturat e Partisë së Lirisë, ndërsa në shkresën drejtuar Kryetares së Këshillit bashkiak ai thotë se do të jetë këshilltar i pavarur.
“Në kushtet e përjashtimit nga Partia e Lirisë, kërkoj të zbatoni vendimin mbi largimin si kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak Tiranë.
Njëkohësisht pozicionimin tim si këshilltar i pavarur në Këshillin Bashkiak Tiranë.
Nga ky moment do të jem këshilltar i pavarur, në mbrojtje të interesit qytetar për të krijuar shanse dhe mundësi për qytetarët e Tiranës”, thuhet ne shkrese.
Shkresa drejtuar kryetares se keshillit bashkiak
Tiranë më, 08.10.2024
DREJTUAR:
ZNJ. ROMINA KUKO KRYETAR I KËSHILLIT BASHKIAK TIRANË
Të nderuar,
Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, e mbajtur më datë 1 Tetor 2024 është marrë vendimi mbi përjashtimin tim nga kjo strukturë politike.
Në kushtet e përjashtimit nga Partia e Lirisë, kërkoj të zbatoni vendimin mbi largimin si kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak Tiranë.
Njëkohësisht pozicionimin tim si këshilltar i pavarur në Këshillin Bashkiak Tiranë.
Nga ky moment do të jem këshilltar i pavarur, në mbrojtje të interesit qytetar për të krijuar shanse dhe mundësi për qytetarët e Tiranës.
Ju uroj punë të mbarë,
ANËTAR I KËSHILLIT BASHKIAK TIRANË
ENDRIT BRAIMLLARI