Shqipëria mposhti 0 me 1 Gjeorgjinë në Tbilisi. Fitore e madhe në transfertë për Ligën e Kombeve, që rikthen kuqezinjtë te 3 pikët pas dy humbjeve radhazi. Pas vërshëllimës së fundit kishte një çlirim dhe te Silvinjo me stafin e tij.
Të gjithë ishin të çliruar pas vërshëllimës së fundit në Gjeorgji. Tashmë Shqipëria ndodhet në kuotën e 6 pikëve, po aq sa Gjeorgjia dhe Çekia. Për shkak të golavarazhit mban vendin e tretë. Kujtojmë ndërkohë se Ukraina dhe Çekia do të përballen në orën 20:45. Një takim që pritet të ndryshojë sërish renditjen.
Festa pas ndeshjes: (VIDEO)